Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndimë gjatë së shtunës në Zveçan, pasi është sulmuar fizikisht dhe është therur me thikë.
Sipas njoftimit të policisë, përveç lëndimeve trupore që ka pësuar viktima mashkull serb, gjithashtu lëndime ka pësuar dhe i dyshuari.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, gjersa rasti është cilësuar si “Tentim vrasje”.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb. Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit, sipas raportit mjekësor, janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.