Dy kultura që u bashkuan me njëra-tjetrën

Në Makao të Kinës jetojnë 10 mijë portugezë me prejardhje kineze dhe përbëjnë 2% të popullsisë së përgjithshme të Makao-s

Për shkak të historisë, bota ka shumë kombe që jetojnë jashtë vendlindjes si ciganët, beduinët etj. Ata jetojnë gjithmonë jashtë vendlindjes, prandaj mënyra e jetës së tyre përfshin zakonet e vendeve ku jetojnë dhe këto vende u bënë vendlindja e tyre e dytë. Në Kinë jeton një grup që janë kaukazë dhe kanë sy të kaltër. Ata duken si eusopianë, por me nënshtetësi kineze. Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos është një nga rajonet me dendësi më të lartë të popullsisë në botë.

Ky grup i posaçëm i kinezëve jetojnë atje dhe quhen portugezë që jetojnë në Makao. Ata janë pasardhës të portugezëve me këtë prejardhje. Tani në Makao jetojnë mbi 10 mijë portugezë duke zënë 2% e popullsisë së përgjithshme të Makao-s.

Në vitin 1553, një grupi i anijeve portugeze mbërriti në bregdetin e provincës Guangdong të Kinës. Ata thanë se kishin ardhur të respektonin perandorin e atëkohshëm Jiajing dhe kërkoi tharjet e rrobave dhe të mallrave.

Ilustrim

Për të arritur qëllimet, portugezët i ofruan para zv-shefit të asaj kohe të portit të provincës Guangdong Wangbai dhe fituan të drejtat e zbarkimit në Makao. Më pas ata fituan të drejtën e qëndrimit në Makao. Në vitin 1887 qeveria portugeze dhe ajo e dinastisë Qing nënshkruan një dokument zytar për drejtimin e Makao-s, transmeton “Oxygen press”.

Gjatë periudhës kolonialiste të Portugalisë ndaj Makao-s, shumë portugezë transferuan në rajon dhe nisën jetën atje. Deri më 20 dhjetorin e vitit 1999 kur Makao u rikthye në Kinë, shumë familje portugeze jetuan në Makao për 200 apo 300 vite.

Ata e dinë se ata janë pasardhës të portugezëve, e njohin kulturën portugeze dhe kanë ndryshime të dukshme me kinezët për mënyrën e jetesës, gatimit, fesë etj. Por ata lindën në Makao, prandaj Makao është gjithashtu vendlindje e tyre. Në zemrat e tyre, ata kanë dashuri të madhe për Kinën.

Shanyaosi, ish-drejtorja e sekretariatit të Bashkëpunimit Ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe vendeve që përdorin gjuhën portugeze është një portugeze që lindi dhe jeton në Makao. Dy gjyshërit e saj janë portugezë, ndërsa gjyshet e saj janë kineze. I jati dhe ëma e saj janë portugezë që kanë lindur dhe jetojnë në Makao.

Ilustrim

Ajo tha se ata mund të flasin lirshëm gjuhën portugeze dhe dialektin kantonez (dialekt i gjuhës kineze). Ajo tha se kur flasin gjuhën e folur e përziejnë gjuhën portugeze me pak kantonisht. Ushqimet në tryezën e portugezëve në Makao janë ushqimet me karakteristika të këtij rajoni. Në fakt, këto ushqime janë shkrirë me ushqimet lokale në bazën e ushqimeve portugeze dhe janë në mënyrë të veçantë.

Pula Puguo që është ushqim i njohur i portugezëve që jetojnë në Makao përgatitet me curry dhe qumështin e arrës së kokosit. Përveç saj, ushqimet me karakteristikat e Makaos përfshijnë makaronat prej orizi dhe supën me karkaleca që janë zhvilluar në bazën e ushqimeve kineze.

Gjatë disa qindra viteve, dy prejardhje, dy kultura janë shkrirë me njëra-tjetrën, duke u formuar një kulturë e veçantë e banorëve të këtij rajoni kinez.

Ish-drejtori i Drejtorisë së Kulturës së Makao-s, Wzu Weiming tha se në Makao gjejmë një shkrirje të kulturës kineze me atë perëndimore. Njëkohësisht, kultura e portugezëve që lindin dhe jetojnë në Makao edhe është një faktor i rëndësi që lindën dhe shëm i kulturës së Makao-së.

Të fundit nga rubrika