Policia e Kosovës ka konfiskuar 11 pajisje për prodhimin e kriptovalautve në komunën e Zubin Potokut.
Në njoftimin e policisë thuhet se si e rrjedhojë e këtyre pajisjeve në lagjen e fshatit (Uglar) ku janë konfiskuar, ka pasur problme me energjinë elektirke, qytetarëve u janë dëmtuar pajisjet elektrike shtëpiake, shkaktohej zhurmë dhe për këtë është kërkuar ndihma e policisë lidhur me këtë çështje.
“Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria rajonale e Policisë Mitrovicë veri, me datë 10.06.2023, ka pranuar informata relevante se një person i dyshuar nga fshati Uglar, komuna Zubin Potok, posedon pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin).
Policia e Kosovës nga stacioni policor Zubin Potok, mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin (shtëpinë ) e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë (11) pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin). Lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar dhe sipas verifikimeve, i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë e lartcekur”, thuhet në njoftim.