Parakalimi i fëmijëve me FSK-në në sheshet e Prishtinës, Mehaj: Fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj për parakalimin e ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me fëmijët nga sheshi Zahir Pajaziti deri tek sheshi Skënderbeu, ka thënë se "fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë"

Fotografi e publikuar në llogarinë e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, për parakalimin e ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me fëmijët nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu”, ka thënë se “fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë”.

“Moti me shi nuk i pengoi aspak fëmijët në marshimin e tyre, si ushtarak të vërtetë, ata vazhduan deri në fund. Të gjithë na e dhanë një mesazh të qartë: Detyra, nderi, atdheu! Kjo është e gjitha, kjo është mbi të gjitha”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka thënë se fymëzimin atdhetar e kanë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që sipas tij, e kanë “mishëruar” me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë. Në këtë vend dje kanë qenë zot stërgjyshërit tanë, sot jemi ne, ndërsa nesër do të jenë këta fëmijë”, ka shtuar ministri i Mbrojtjes.

“Urime dita e çlirimit, Prishtinë!”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika