Diamant Saliu është gazetar në Suedi por vendlindjen e ka në Gjakovë. Në vitet e 90-ta bashkë me familjen kishin emigruar për në shtetin skandinav.
Puna në fushën e gazetarisë mund t’i shpërblehet me një çmim prestigjioz.
Pas 6 viteve punë në Radio Televizionin e Suedisë e qindra raportimeve për botën e krimit, Diamant Salihu është në garë për të fituar Wallenberg 2023.
“Kemi shumë vrasje dhe shumë prej vrasjeve ndodhin brenda rinisë. Ka nga ata që janë 15 vjeçaar edhe kryejnë vrasje. Kjo është diçka që edhe ne në Suedi nuk e dijmë pse po ndodh, edhe shumë gazetarë prej USA ose Gjermani vijnë ktu me raportu se çka po ndodhë”, ka thënë Diamant Saliu, Gazetar në Suedi.
Pretendenti për të fituar çmimin që mbanë emrin e humanistit suedez Raoul Wallenberg i cili shpëtoi mijëra hebrenj, tregon se me Kosovën gjithmonë ka qenë i lidhur.
“Ka qenë shumë kënaqësi atë kohë me qenë aty, si gazetar edhe me shkru historinë. Pastaj nuk kam qenë më aty, jam kanë në shumë vende të tjera por jo në Kosovë”.
Përpos për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, Salihu ka raportuar edhe pas përfundimit të luftës, dhe hyrjes së trupave të NATO-s, pjesë e së cilave ishin edhe ushtarët suedez.
Çmimi Wallenberg do të ndahet me 27 gusht 2023.