Kuka fitoi katër ndeshje në Kampionatin Ballkanik për Kadetë që u zhvillua në Krushevë të Maqedonisë së Veriut.
Ai u tregua i shkëlqyeshëm në të gjitha duelet, duke dominuar kundërshtarët.
I lumtur me suksesin e nipit të tij është shprehur edhe vetë Driton Kuka, i cili ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Ndryshe, me medalje të artë është stolisur edhe Uvejs Nesimi në kategorinë deri 50 kilogramë.
Në përgjithësi Kosova në këtë Kampionat Ballkanik (U18) fitoi edhe një medalje të argjendtë dhe një të bronztë.