Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se ka informata që anësori i Kosovës, Edon Zhegrova, është lënduar.
Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse është ftuar të dielën sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani.
“Albion Rrahmani është ftuar sot sepse Zhegrova është dëmtuar, sipas informacioneve që i kam,” tha Batatina në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.
Tutje, ai tha se më mirë kishte qenë të ftohet sulmuesi i Muras, Mirlind Daku, në vend të Rrahmanit.
“Më mirë ka qenë të ftohet Mirlind Daku sepse pikët janë jetike për Kosovën. Edhe pse Rrahmani ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme, por Daku luan në një ligë më të avancuar,” tha Tahir Batatina.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.