Në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë, këtë të hënë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Gjykata deri më tani ka dëgjuar dëshmitë e shtatë dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Seancat gjyqësore në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve pritet të zgjasin deri të enjten.
Aktakuzën kundër tyre Specialja e ka ngritur në nëntor të vitit 2020.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.
- Dëshmitari i gjashtë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
- Dëshmitari i pestë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Më 17 maj është bërë publike një pjesë nga dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të pestë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët.
Me rastin e hapjes së seancës publike, dëshmitari u përgjigj se kishte qenë 150 metra larg, kur kishte parë për herë të parë disa burra me armë zjarri dhe më së afërti kishte qenë diku 3-4 metra, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.
Ai tha se me t’i parë ata, kishte vazhduar nga një rrugë tjetër për t’iu dalë përpara, pasi, sipas tij, ata kishin pasur në makinë të afërmit e tij.
I njëjti i përshkroi këta burra të veshur me uniforma të zeza me maska të zeza në fytyrë, duke thënë se kishin pasur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Për shkak të mbarimit të orarit të punës, dëshmia e tij u ndërpre për të vazhduar në seancën e nesërme.
- Për më shumë kliko këtu
Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të pandehurit u deklaruan të pafajshëm për akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar. Më 15 dhjetor, gjyqtari i procedurës paraprake ia transferoi dosjen e lëndës trupit gjykues II.
Më 15 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II. Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.
Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023. Në këtë çështje janë 140 viktima pjesëmarrëse, thuhet në Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.