Përkundër tentimit për t’u paraqitur si politikan i reformuar para bashkësisë ndërkombëtare, janë disa momente ku presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk mund ta fshehë fytyrën e tij të vërtetë. Natyra e tij e përgënjeshtron politikanin e “moderuar”, që tenton herë pas here të paraqitet asisoji.
Së fundmi, Vuçiq shihet në dasmën e djalit të kriminelit të luftës, Vojisllav Sheshel.
Në rrjete sociale janë përhapur disa klipe, ku shihet i pranishëm Vuçiq i qeshur gjersa këndoheshin këngë çetnike duke e lavdëruar Pavle Gjurishiqin.
Danas je pomen od 40 dana za nastradalu decu u masakru u školi Vladislav Ribnikar.🥀🕊💔
Za nekoliko minuta je ponoć i pomen od 40 dana za stradale u masakru u
Mladenovcu.💔🥀🕊Ovaj snimak je nastao večeras⬇️
Deco nećemo vas nikada zaboraviti, a njima neka je na čast… pic.twitter.com/InIifn6hch
— Stevan ✊🇷🇸 (@stevann_20) June 11, 2023
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për njeriun i cili, ndër tjerash, në vitin 1943 trupat e tij kryen disa masakra kundër popullsisë myslimane të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Sanxhakut, në të cilat, u vranë rreth 10,000 njerëz midis janarit dhe marsit, duke përfshirë mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar.
Kujtojmë se Vuçiq as nuk ka kërkuar falje e as nuk është distancuar nga gjenocidi serb në Kosovë. Përkundrazi, ish-ministri i propagandës të regjimit të Millosheviqit, vazhdon t’i mohojë krimet e kryera cnjerëzore ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
To što sramota čovečanstva @predsednikrs se napija zajedno sa zločincem Vojislavom Šešeljem je jedna prosta stvar o kojoj razgovaram sa strancima jako dugo, ukazujući na potpunu jednakost njih dvojice. To što se napija sa njim dok slušaju pesmu koja slavi Pavla Đurišića, četnika… pic.twitter.com/tHjpSe1T3I
— Advokat Čedomir Stojković 🇷🇸🇺🇦 (@FIGHT_4_RIGHT_S) June 11, 2023