Pesë persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në komunën e Shtimes. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, deri te vetaksidenti ka ardhur nga pakujdesia e ngasësit të motokultivatorit.
Pesë personat që kanë pësuar lëndime janë dërguar për tretman mjekësor.
“Shtime 11.06.2023 – 12:02. Vozitësi mashkull kosovar me motokultivator nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku. Si pasojë, lëndime kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.