Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se do të mblidhet në seancë plenare të enjten e 15 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Kuvendi ka njoftuar se në këtë seancë do të mblidhet për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.
Ndërkaq më pas do të vijohet me shqyrtimin e pikave nga seancat e papërfunduara.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot në orën 13:00, nuk u mbajt në mungesë të kuroumit. Megjithatë, në bazë të vendimit të seancës së kaluar, Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare të enjten, më 15 qershor 2023, në orën 11:00, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158”, thuhet në njoftim.