Rakiq: I kërkuam Vuçiqit që të ushtrojë autoritetin e tij për lirimin e të arrestuarve

Goran Rakiq, ish-kryetar i Listës Serbe

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e kanë njoftuar për gjendjen në terren.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, Rakiqi ka thënë se Vuçiqit i është kërkuar ta ushtrojë autoritetin e tij që të arrestuar Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq të lirohen sa më shpejt.

Pas bisedës me Vuçiqin, Rakiqi ka pretenduar për shfaqjen e disa videove që tregojnë se të arrestuarit nuk i kanë lënduar ushtarët e KFOR-it dhe se gjendja është përkeqësuar “pas ndërhyrjes së njësive speciale”.

Vetë Vuçiq kishte paralajmëruar se do të takohej me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova nga 9 deri më 12 qershor.


Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se solli me vete video që, sipas tij, shfaqnin qartë arrestimin e Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq. Rakiq tha se këta dy persona, që janë arrestuar nga autoritetet në Kosovë, nuk kanë kërcënuar askënd, veçmas ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Kjo parti ka kërkuar lirimin e dy serbëve të arrestuar.

Ai po ashtu përsëriti kërkesat që ia ka parashtruar të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe statuti për Asociacionin duhet të miratohet nga Beogradi, Prishtina dhe BE-ja, sepse blloku evropian është garantues dhe nënshkrues i marrëveshjes.

Ndërkaq, kërkesa e tretë e Listës Serbe, sipas Rakiq është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Ndërkaq, ish-kreu i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, tha se ata janë në favor të shtensionimit të situatës, të një zgjidhjeje paqësore dhe arritjen e kompromiseve, por po ashtu, sipas tij, informuan Vuçiqin se serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë protestat.

“Ne informuan presidentin se po vazhdojmë protestat paqësore dhe demokratike. Sot është dita e 17-të e protestave. Qytetarët tanë po qëndrojnë 24 orë në ditë për të luftuar për të drejtat e tyre legjitime, ligjore dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha Milloviq.

Që nga 26 maji, në komunat në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hyn në ndërtesat komunale me asistimin e policisë, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Më 29 maj, tensionet kulmuan me përleshjet mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët.

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë paraqitur tri kërkesa kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri: qetësimin e situatës në komunat veriore, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga blloku evropian.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika