Bytyqi për situatën në veri: Reagimet e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës ishin të ngutshme

Profesori, Seb Bytyqi në lidhje me situatën në veri ka thënë se deeskalimi duhet të bëhet me një plan në mes të dy palëve për depërshkallëzim.

Në emisionin “FIVE”, Bytyqi ka thënë se tërheqja graduale e policisë duhet të bëhet në hap me ndjekien e atyre që kanë shkaktuar dhunën në veri.

“Dialogu veçse duke ndodhur, deeskalimi duhet të bëhet me një plan për deeskalim, kemi parë thirrje për ndjekje penale të atyre që kanë shkaktuar dhunën, tërheqja graduale e policisë duhet të bëhet në hap me ndjekien e atyre që kanë shkaktuar dhunën”, ka thënë Bytyqi.

Në lidhje me raportin e emisarit amerikan, Gabriel Escobar që do t’i bëhet Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri të Kosovës, Bytyqi ka thënë se tashmë Kosova është familjarizuar me gjuhën e ndërkombëtarëve.

Veprimet e ShBA-së që e kritikuan Kosovën, Bytyqi i ka quajtur ngutshme sepse sipas tij, kritikat e hershme e kanë trimëruar Serbinë që të marrë pastaj hapa të dhunshëm duke shaktuar incidente.

“Jemi familjarizuar me gjuhën që i fajëson shpesh-herë të dyja palët ose u jep merita të dyja palëve sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë. Nëse ndodh diçka, fajësohen të dyja palët edhe nëse njëra palë është më fajtore. Veprimet e ShBA-së që e kritikuan Kosovën kanë qenë të ngutshme. Mendoj se kritika ndaj Kosovës ka hasur në një reagim në opinionin publik, kritika e hershme e ka nxitur dhunën ndaj KFOR-it e policisë duke trimëruar Serbinë që të marrë hapa të dhunshëm për të shkaktuar incidente për të dëshmuar se Serbia kontrollon atë territor”, ka vijuar Bytyqi.

Sipas tij, pas dhunës së shfaqur ndaj pjesëtarëve të KFOR-it nga strukturat paralele në veri është parë një balancim më i madh i kritikave si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Serbisë.

“Kemi parë një balancim më të madh, shpresoj që ajo të reflektojë edhe në raportimin e Escobarit në Shtëpinë e Bardhë”.

Ndryshe, që nga 26 maji, në komunat në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hyn në ndërtesat komunale me asistimin e policisë, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Më 29 maj, tensionet kulmuan me përleshjet mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika