Kjo dhomë para një dite shërbente për qëndrim ditorë të një familje.
Mirëpo nga mbrëmë këtu situata ka ndryshuar. Shtëpia e Tahir Nishorit nga Komorani i Drenasit është vërshuar nga uji i shiut i cili po bjen pa pushim.
Dëmet që janë shkaktuar kapin vlerën 20 mijë euro.
“ Mbrëmë ka fillu të hy uji derisa sot e ka përfshi të tëren, me ka bërë demë afër 20 mijë euro, vërshimet e medhaja kanë bërë që uji të hy brenda, ne jemi largu jemi shku të një shtepi tjetër më banu pasi këtu më nuk mundemi”, ka thënë Nishori.
Njëjtë sikurse familja Nishori, shtepit në ujë e oborret e përmbytura patën edhe disa familje të tjera.
Deri këtu ka arritur niveli i ujit brenda oborrit të shtëpive në fshatin Komoran të Komunës së Drenasit, gjatë ditës së sotme depertimi deri brenda ka qenë i pamundur.
Në ndihmë këtyre familjeve iu dolen edhe ekipet e zjarrfiksëve.
Gjendja nuk është mirë as në Zabel të Ultë.
Madje këtu u kërkua ndihmë edhe nga ekipet e zjarrfikëve e atyre të komunës së Drenasit.
“ Pramë ka depertu uji ka pas bresher e vërshime të mëdha, ka hy uji këtu në bodrum i ka prish paisjet, uji nuk ka depertu në katin e dytë vetëm këtu në të parin. Është problem se kanalet kulluese të rrugëve që nga paslufta nuk janë pastru”, ka thënë Mus Gërguri, banor i fshatit Zabel i Ulët.
Për të parë nga afër gjendjen e banorëve të cilët janë prekur nga vërshimet, gjatë ditës dolën edhe përfaqsuesit komunal.
“ Ne e kemi parë thirrjen nga Instituti dhe kemi angazhuar të gjitha kapicitetet e duhura si dhe zjarrëfiksit që të jemi në gjendje gadishmerie dhe të ju dalim në ndihmë banorëve të Drenasit”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Gurda.
Instituti Hidrometerologjik I Kosovës, gjatë së dielës ka paralajmëruar se nga reshjet e shiut zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë: pjesa veriore, Pellgu i Ibrit, Sistemet lumore të: Ibrit, Sitnicës Llapit, Drenica etj.) si dhe pjesa Perëndimore, jugore dhe lindore (Pellgu i Drinit të Bardhë, Lepencit dhe Moravës së Binçës).