Një mësimdhënës në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, dyshohet të ketë sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar me inicialet V.S., është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.
Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.
“Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë ai.
Sipas Nikqit, Prokurori i shtetit ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, “i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit”.