Jehona Lushaku, e cila për 2 muaj sa qëndroi në banesën e axhës së saj bashkë me familje, në sheshin “Zahir Pajaziti”, dokumentoi shumë gjëra nga lufta e fundit në Kosovë.
Ajo tregoi edhe për xhirimin e të burgosurve që ishin sjellë nga burgu i Lipjanit.
Ajo në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se gjatë tërë kohës dikush ka qenë në dritare për ta përcjellë gjendjen jashtë.
Lushaku ka treguar se dy ditë para se të hynte NATO në Kosovë të burgosurit e Lipjanit ishin liruar nga burgu.
“Të burgosurit dukeshin që kanë qenë të maltretuar, pa hangër, pa pi” – ka thënë Lushaku.
Pasi që ka hyrë NATO në Kosovë, Lushaku kishte filluar të punonte me disa gazetarë të mediave të huaja dhe i kishte gjetur këta të burgosur dhe i kishte intervistuar.