Vuçiq takon emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, i kërkon themelimin e Asociacionit

“Zgjidhje kompromisi, themelim të asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe implementim të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel”, i ka kërkuar Aleksandër Vuçiq, emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, temë e takimit të të cilëve ishte dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas njoftimit të presidencës së Serbisë, Vuçiqi i ka kërkuar Sarrazit themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

“Presidenti theksoi se pret mbështetje konstruktive për dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi që do të mundësonte stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke u bazuar marrëveshjet ekzistuese dhe mbi të gjitha themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, gjë që nuk është bërë për nëntë vjet”, thuhet në njoftim.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarracin

Gjatë këtij takimi, presidenti serb ka folur edhe për bashkëpunimin rajonal, duke përmendur Ballkanin e Hapur.

“Serbia është e angazhuar fuqishëm në të gjitha aktivitetet e organizuara në kuadër të Procesit të Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur është një tjetër qasje proaktive e vendit tonë për integrim rajonal”, ka shtuar Vuçiq.

Sipas presidencës së Serbisë, Sarrazin, ka thënë se politika e zgjerimit dhe puna e forcimit të bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë prioritet i Gjermanisë në vitet e ardhshme.

Ndërkaq, Manuel Sarrazin, duke folur gjatë një forumi në Serbi, ka thënë se është shumë me rëndësi që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk mund të ketë sukses pa një proces të suksesshëm të zgjerimit.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është i rëndësisë së madhe pasi nënvizon kredibilitetin e BE-së. Nuk duhet humbur këtë mundësi. BE-ja nuk mund të arrijë sukses pa një proces të suksesshëm të zgjerimit”, ka thënë Sarrazin, që ka bërë thirrje edhe të hapen negociatat për anëtarësim në BE me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që ka pasur në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka folur për detyrimin që Kosova duhet ta ketë për zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke potencuar se Kosova nuk frikësohet nga një gjë e tillë, por është e përkushtuar ta mbrojë interesin e vendit të saj e që është integriteti territorial.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika