Këshilli i Prindërve dënon sulmin seksual ndaj nxënëses në Deçan

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka dënuar sulmin seksual të mësimdhënësit ndaj nxënëses në Deçan, duke thënë se kjo është dëshmi e gjendjes "skajshmërisht të rëndë" të gjendjes nëpër shkollat tona

Ilustrim

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka dënuar sulmin seksual të mësimdhënësit ndaj nxënëses në Deçan.

“Si Këshill i Prindërve, përkundër që nuk kemi informacion të plotë për ngjarjen, shprehim tronditjen tonë të thellë me aktin e incizuar (e të publikuar në medie) që dëshmon veprimin e pështirë të shfrytëzimit trupor të një vajze të klasës së shtatë në Deçan nga një mësimdhënës”, shkruan Këshilli i Prindërve.

Këshilli i Prindërve është shprehur se ky veprim meriton dënim “të rëndë” ligjor, gjykim “të fortë” publik, në mënyrë që veprime të tilla të mos ndodhin më.

“Kjo është fatkeqësisht, dëshmi e gjendjes skajshmërisht të rëndë të gjendjes nëpër shkollat tona, ku kemi pasur disa raste të raportimeve të ngjashme, por ka edhe raste të frikës së raportimit të tyre.

Institucionet e Kosovës, por edhe gjjthë shoqëria, e sidomos prindërit, duhet të gjejnë guximin për të vendosur kufi të qartë e të paprekshëm të mbrojtjes së fëmijëve. Horrat jashtë shkollave! BOLL MË!”, shkruan tutje Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Mësimdhënësi V.S, i cili u arrestua një ditë më parë mbi dyshimet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë në Deçan, po del se ka kërcënuar e kanosur edhe një nxënës tjetër.

Kështu ka konfirmuar Prokuroria në Pejë, me ç’rast kanë kërkuar paraburgim për të dyshuarin për dy vepra penale, ngacmim seksual ndaj nxënëses dhe kanosje ndaj nxënësit që ka incizuar ngjarjen me telefon.

“Kërkesa per paraburgim është dorëzuar në Gjykate nga prokurori i shtetit për dy vepra penale ndaj të pandehurit. Sulm seksual dhe kanosje. Dyshohet se i pandehuri ka kanosur edhe personin që ka bërë videoincizimin”, ka bërë të ditur Nikqi.

I njëjti është suspenduar gjatë ditës nga Drejtoria e Arsimit në Deçan, teksa pritet të dalë para gjykatës të mërkurën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika