Arjeta Fejza, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini për situatën e krijuar në veri ka thënë se Policia e Kosovës është në krye të detyrës derisa Prokuroria, sipas saj, është pasive.
Fejza ka thënë se edhe në çështjen e barrikadave në veri, Prokuroria ka qenë “jashtëzakonisht pasive”.
“Normalisht disa prej grupeve e kemi thënë vazhdimisht nuk janë grupe të cilat jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, janë grupe që kanë ardhur nga Beogradi ekskluzivisht që të tensionojnë dhe të sulmojnë edhe Policinë e Kosovës, edhe KFOR-in, mirëpo edhe gazetarët”, ka thënë Fejza.
“Ne kemi të bëjmë me një strukturë të thellë kriminale dhe sigurisht që kërkojmë nga institucionet e sigurisë dhe institucionet e drejtësisë që të jenë në krye të detyrës për të realizuar mandatin të cilin ata e kanë“, ka thënë tutje deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.