Publikohet agjenda e mbledhjes së përbashkët Kosovë – Shqipëri

Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e plotë të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë , e cila do të mbahet të mërkurën në Gjakovë duke filluar nga ora 11:30

Flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë.

Qeveria ka bërë të ditur se delegacioni nga Shqipëria do të arrijë nga ora 11:00 në “Bibliotekën e Qytetit”, ndërsa nga ora 11:15 do të arrijë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas agjendës, sesioni plenar do të hapet nga ora 11:30, ndërsa ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare do të mbahet nga ora 12:45 te Teatri i Qytetit “Hadi Shehu”.

Ndërsa nga ora 13:15, është paraparë konferenca e përbashkët e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Pastaj në ora 13:45 do të vijohet me Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës.

Në ora 14:00, sipas agjendës, do të ketë drekë zyrtare shtruar kryeministri Kurti, në nder të kryeministrit të Shqipërisë, Edi rama dhe delegacioneve të dy qeverive.

Ndërkaq në ora 16:00, të dy liderët do t’i vizitojnë kryetarët e komunave të zonave kufitare, si Gjakova, Peja, Deçani, Dragashi, Tropoja, Kukësi dhe Hasi.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika