EULEX njofton se shefi i ri të këtij misioni në Kosovë është Giovanni Pietro Barbano.
“Mandati i tij si shef i EULEX-it në Kosovë do të zgjasë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Tutje bëhet e ditur se në përputhje me rishikimin e fundit strategjik të EULEX-it në Kosovë, Këshilli vendosi që përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave të tij, misioni do t’i ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës duke zhvilluar kapacitetet e tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë.
Kjo ndihmë do të jetë në fushën e asistencës ligjore dhe asaj të bashkëpunimit në çështjet penale.