Zëdhënësi i Qeverisë: Hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu ka thënë se 13 marrëveshje planifikoheshin të nënshkruheshin nesër gjersa ka theksuar se janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti nga takimi i anuluar nga kryeministri Rama

Qeveria e Republikës së Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se anulimi i takimit në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për ditën e mërkurë, paraqet herën e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, Kryeziu ka thënë se 13 marrëveshje planifikoheshin të nënshkruheshin nesër, gjersa ka theksuar se janë qytetarët ata që do të humbasin më së shumti.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e Ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do të humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por, është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se është anuluar mbledhja e përbashkët në mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, e planifikuar të mbahej të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë.

“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar, pasi kam folur pasdite me kryediplomatin Josep Borrell i kam kërkuar Kurtit të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë”, ka thënë Rama.

I pari i Shqipërisë ka bërë të ditur se nuk ka pasur dakordim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ndryshuar formatin, por të mbahet mbledhja normalisht sikur herëve të kaluara.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika