Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht me thikë një person.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, të martën e 13 qershorit.
I njëjti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.