Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohet një i dyshuar e tjetri në arrati

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy burra kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë nga arma e zjarrit. Lëndime kanë pësuar edhe dy burra të tjerë. Rasti po vazhdon të hetohet

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një i dyshuar kosovar është arrestuar nën dyshimin për vrasje në tentativë, të martën në Pejë. Ndërkaq, një tjetër gjendet në arrati.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, katër persona kanë pësuar lëndime që dyshohet të jenë nga një armë zjarri. Të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. Ali Pashë Gucia, Pejë 13.06.2023 – 23:30. Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, dyshohet nga arma e zjarrit, gjatë një incidenti që ka ndodhur midis dy grupeve. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Po ashtu gjatë incidentit edhe dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Një i dyshuar kosovar është arrestuar dhe është duke u intervistuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika