Çitaku: Çfarë është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e vendit

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, nënkryetarja e PDK-së, Çitaku, ka deklaruar se kualiteti i aleancave mbetet po aq i rëndësishëm sa sovraniteti i vendit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se është e ardhmja euroatlantike e Kosovës ajo e cila është vënë në pikëpyetje.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka deklaruar se kualiteti i aleancave mbetet po aq i rëndësishëm sa sovraniteti i vendit.

“Kosova është shtet. I pavarur dhe sovran. Kjo e vërtetë e farkëtuar dhe e pakthyeshme nuk po kontestohet nga aleatët tanë. Kuptojeni. Çfarë është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e vendit tonë. Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO?  Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti.  E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu.”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, mbledhja e planifikuar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për ditën e mërkurë është anuluar.

Këtë e konfirmoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar, pasi kam folur pasdite me kryediplomatin Josep Borrell, i kam kërkuar Kurtit të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë”, ka thënë Rama.

Rama ka bërë të ditur se nuk ka pasur dakordim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ndryshuar formatin, por të mbahet mbledhja normalisht sikur herëve të kaluara.

Nga Qeveria e Kosovës, zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se anulimi i takimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për ditën e mërkurë, paraqet herën e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, Kryeziu ka thënë se 13 marrëveshje planifikoheshin të nënshkruheshin nesër, gjersa ka theksuar se janë qytetarët ata që do të humbasin më së shumti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika