Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se një tjetër rrugë në New York do ta mbajë emrin e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemaili.
Ai ka pritur në zyrën e tij, Nader Niska, i cili bashkë me komunitetin e shqiptarëve në Staten Island ka realizuar këtë nismë, ndërsa Veliaj është shprehur se ndihet krenar për realizimin e kësaj nisme.
Pas rrugëve “Fan Noli” dhe “Gjergj Kastrioti”, një tjetër rrugë në New York do të mbajë emrin e Babait të Kombit, Ismail Qemali. Kënaqësi të prisja në zyrë, mikun dhe atdhetarin, Naser Nika, i cili bashkë me komunitetin e shqiptarëve në Staten Island, New York, realizuan këtë nismë, Shumë krenar!”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e tij në Facebook.
Shqiptarët janë një nga komunitetet më të rëndësishme dhe më të vjetra të diasporës në New York, dhe emërtimi i një rruge me emrin e një heroi kombëtar shqiptar përforcon identitetin dhe pranimin e tyre në këtë qytet.
Kjo rrugë që do të mbajë emrin e një shqiptari nuk është e vetmja, pasi atje janë “Fan Noli” dhe “Gjergj Kastrioti”, dy rrugë të tjera që mbajnë emrin e atdhetarëve shqiptarë në New York.
Moment historik: Rruga e parë në New York në emër të Ismail Qemalit