Stano: BE mund të miratojë edhe masa tjera kundër Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka vendosur që të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Këto masa, siç potencoi Stano, janë të përkohshme dhe me mundësi largimi

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se Bashkimi Evropian në pajtim me 27 shtete anëtare ka vendosur që të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës, por jo sanksione. Këto masa, siç potencoi Stano, janë të përkohshme dhe me mundësi largimi.

Në një konferencë për media, Stano ka thënë se Kurti deri tani ka dështuar të bëjë hapa dhe aksione për deeskalim.

“Nuk ka sanksione. BE-ja vendos sanksione si masë kufizuese të bazuar në kornizë të qartë ligjore të definuar nga shtetet anëtare, pas një procesi të gjatë të diskutimeve në Këshill. Nuk ka sanksione ndaj Kosovës, kjo është njëra gjë”.

“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”, ka thënë Stano.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes.

Sanksioni tjetër pritet të përfshijë punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së, e të cilat janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Tashmë është suspenduar takimi i një nënkomisioni, atij për tregti, industri, doganë dhe taksa, i cili është dashur të mbahej më 8 qershor, por që nuk është zhvilluar. Takimi i radhës, i cili pritet të suspendohet, është ai i datave 21 dhe 22 qershor, i nënkomisionit për drejtësi, liri dhe siguri.

Do të ketë edhe pasoja financiare për Kosovën. Është planifikuar një pezullim domethënës i financimit nga ana BE-së i disa projekteve për të cilat ka dhënë propozime Kosova në kuadër të Fondit investues për Ballkanin Perëndimor.

BE, si sanksion ndaj Kosovës, ka paraparë që të ulë edhe nivelin e pranisë publike në zhvillimet dhe ngjarjet e përbashkëta ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë së Kosovës. Kjo masë pritet të përfshijë edhe takimet në kuadër të bashkëpunimit financiar.

Ndryshe, këto pesë pika, Kurti ka thënë se ua ka propozuar ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe emisarëve Mirosllav Lajçak dhe Josep Borrell.

Pesë pikat e propozuara nga Kurti janë:

  1. Sundimi i ligjit në 4 komuna në veri të Republikës së Kosovës të sigurohet /vendoset menjëherë duke përfshirë, ndër të tjera, identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë e Kosovës, anëtarët e NATO-s dhe gazetarët. EULEX-i është i ftuar të monitorojë drejtpërdrejt thelbin e proceseve gjyqësore/të lidhura me gjykimin.
  2. Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës. Në bazë të parimit të proporcionalitetit, prania e forcave të Policisë së Kosovës në tri objekte komunale në veri të Kosovës do të zvogëlohet përkatësisht.
  3. Policia e Kosovës dhe KFOR/EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë në mënyrë që të garantojnë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë dhe të mbështesin masat e RoL.
  4. Qeveria e Republikës së Kosovës do të koordinojë të gjithë aktorët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat e veriut. Zgjedhjet e reja duhet të organizohen në një atmosferë zgjedhore të lira, demokratike dhe të papenguar/liberale.
  5. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar të Brukselit. BE-ja siguron një plan të balancuar të renditjes për zbatimin e Marrëveshjes Themelore (27 shkurt) dhe Aneksit të Zbatimit të saj (18 Mars). Udhëheqësit e të dy shteteve takohen në një dialog të nivelit të lartë në Bruksel gjatë kësaj jave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika