Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka thënë se Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe i gjithë tensioni është për zbatim të tij.
Tutje, Kuçi ka shtuar në emisionin “Rreth e rrotull” në RTV Dukagjini se shoqëria është bërë e polarizuar dhe njerëzit fyhen mes vete për situatat e krijuara.
“Kurti do të tërhiqet para ose pas sanksioneve. Kurti e ka pranuar Asociacionin, dhe i gjithë ky tension është tension për zbatim të Asociacionit, sot duhet të flasim sa skajshmërisht është e polarizume shoqëria. Në të gjitha rrjetet sociale, njerëzit janë të renditur, të cilët fyhen mes vete, pro Vuçiq, me Albinin, pro Vuçiqit, pro ndërkombëtarëve, kundër ndërkombëtarëve”, është shprehur Kuçi.
Gjatë intervistës, ajo ka shtuar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nuk do ta lërë pushtetin për kaq pak, pasi kur ai ka pranuar të takohet në Bruksel, ai tashmë ka zgjedhur këtë mënyrë dialogimi.
“Kurti nuk e len pushtetin për kaq pak, sepse ai ka vendosur që kur ka zgjedhur Brukselin, kur ka pranuar postin dhe ka shkuar në takime, ai e ka zgjedhur këtë mënyrë dialogimi”, është shprehur Kuçi.