Sveçla pas kidnapimit të policëve në veri kërkon nga ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Serbia brenda territorit të Kosovës i ka kidnapuar tre zyrtarë policorë të Kosovës, duke thënë se Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë, teksa ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj Serbisë

Ministçr i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar në lidhje me kidnapimin e tre policëve të Kosovës në territorin e Kosovës nga forcat serbe, që e ka quajtur shkelje të marrëveshjes dhe të çdo parimi të normave ndërkombëtare.

Ai ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta.

Sveçla ka thënë se me këtë akt Serbia po e tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe të një shteti autokrat e agresor.

“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor, ka thënë Sveçla.

Ai ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët policorë, por edhe të ndalë provokimet e saj.

“Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend”, ka vijuar Sveçla.

Ndryshe, tre policë të Kosovës dyshohet të jenë kidnapuar të mërkurën në mesditë nga forca serbe, brenda territorit të Kosovës, në një nga rrugët e veriut të vendit, që sipas Policisë, shfrytëzohej si rrugë ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë nga Serbia.

Dyshohet të jenë kidnapuar tre policë në veri të Kosovës

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika