Haradinaj: Të lirohen policët, Sveçla të japë dorëheqje – Kurti të ndalet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të lirohen menjëherë policët e rrëmbyer nga njësia speciale policore e Serbisë. Ai u ka kërkuar ndihmë aleatëve ndërkombëtarë që të bëjnë presion te Serbia për një gjë të tillë.

Tutje, Haradinaj e ka cilësuar si përdhosje të uniformës policore, rrëmbimin e policëve të Kosovës, teksa ka kërkuar dorëheqje nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot, vërtet dhe është lajm i keq, kidnapimi i policëve tanë, përdhosja e institucioneve dhe uniformës tonë. Kërkojmë të lirohen menjëherë, lusim bashkësinë ndërkombëtare për presion për Serbinë për lirimin e tyre, që akte të tilla të mos përsëriten. E ftojmë Sveçlën në përgjegjësi, në dorëheqje, sot është përdhosur uniforma institucioni i Policisë së Kosovës. E kuptojmë që Kurti ka marrë mandat drejt stabiliteti dhe drejt forcimit me aleancën euroatlantike. Ky është interes i vendit, i kanë besuar njerëzit. Kurti po shkon në drejtim të kundërt, nuk po e udhëheq Kurtin në aleancën euroatlantike, e ka sjellë Kosovën në palë të ndëshkuar”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka kërkuar përkrahje nga të gjithë, në mënyrë që, sipas tij, të shkarkohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili, sipas tij, po e rrezikon tej mase shtetin e Kosovës.

“Kurti po e rrezikon ekzistencën e Republikës dhe po synon me vetëdije në shkatërrimin e mëtejme të të arriturave. Është koha e duhur të krijohet një moment dhe një përkrahje kritike për ta ndalë kurtin. Mocioni apo çdo formë tjetër, mos me leju me shku me i përkeqësua marrëdhëniet me aleatët tanë të sigurisë. Kurti këto zhvillime dëshiron t’ia tregojë qytetarëve se janë fitore. A është fitore arrestimi i disa çetnikëve në veri sa me hup amerikanë e NATO-n dhe besimin e tyre. Do të ishte fitore nëse arrestohen ata me përkrahje të Amerikës dhe NATO-s”, ka thënë ai.

“Ju lus të bashkohemi ta krijojmë masën kritike, momentin kritik ta ndalim Kurtin, që t’i ndalim rreziqet për Kosovën”, ka vijuar ai.

Ndryshe, partia e Haradinaj e ka iniciuar një mocion votëbesimi, por i njëjti nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera opozitare.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika