Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se është duke e pritur hetimin e KFOR-it, në lidhje me policët Kosovës të rrëmbyer nga xhandarmëria e Serbisë.
Ai ka thënë se “Kushdo që thotë se ne heshtim apo kërkon që ne të ndezim zjarrin duke ngritur akuza, ndërsa KFOR-i po heton rastin, nuk do të interesohej as për Kosovën, as për Shqipërinë, por vetëm për luftën e errët politike me mua apo për politikën imagjinare të luftës me Serbinë”.
Whoever says that we are keeping silent or who seeks for us to fuel the fire by raising accusations, while KFOR is investigating the case would not care about either Kosova or Albania, but only about the murky political fight with me or the imaginary war policy with Serbia!
— Edi Rama (@ediramaal) June 14, 2023
Përveç hetimit nga KFOR-i, Rama ka thënë se e mbështet deeskalimin e menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.
“Prandaj, më duhet t’u kujtoj edhe një herë se Shqipëria është pjesë e komunitetit euroatlantik dhe ka të njëjtën linjë si ky komunitet, i cili bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim rezultatin e hetimit të KFOR-it dhe mbështesim deeskalimin e menjëhershëm!”, ka thënë ai.
Ndryshe, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, ata kanë thënë se “KFOR-i nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme lidhur me tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe në fakt është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacione zyrtare për atë që ka ndodhur”.