Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 14:00, në qytetin e Kaçanikut ka ndodhur një vrasje. Sipas policisë dy persona të moshës madhore kanë marrë plagë nga arma e zjarri, me ç’rast njëri nga ta ka mbetur pa shenja jete.
Viktima tjetër është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Ferizajt e më pas është transferuar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Rasti është duke u hetuar.
“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marrë një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik te vendi i quajtur ‘Fusha Pajtimit’, përballë ‘Varrezave të Dëshmorëve’, 2 persona të moshës madhore kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”.
‘Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë për Portali D, Zëdhënësi i Policisë për regjionin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tutje ka thënë se ”Në vendin e ngjarjes janë ekipe te policisë që po e hetojnë rastin”.
Ndërsa nga QKUK ende nuk janë deklaruar lidhur me rastin.