Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë seancën plenare sot në orën 12:00. Ndërsa, kjo seancë është vazhdim i seancave të kaluara me pika të papërfunduara

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot seancë plenare, duke i shqyrtuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Ndërsa, kjo seancë pritet të fillojë nga ora 12:00. Më poshtë mund ta lexoni rendin e plotë të ditës të seancës së Kuvendit të Kosovës.

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 qershor 2023:
  2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-202 për Kinomatografinë,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
  6. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027,
  7. Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  8. Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-336, të Seancës plenare të datës 21.07.2022,
  9. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  10. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
  11. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill e 7 qershor 2023:
  12. Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur 20 prill 2023:

  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
  2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
  3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
  4. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika