KFOR-i turk pozicionohet në Zubin Potok

Ekipi i RTV Dukagjini, i cili po raporton nga vendi i ngjarjes, bën të ditur se para objektit të komunës po qëndrojnë dhjetëra protestues, gjersa sot ka më pak forca të Policisë së Kosovës prezent

Foto nga Arkivi

Forcat e KFOR-it turk janë pozicionuar në komunën e Zubin Potokut, të enjten.

Ekipi i RTV Dukagjini, i cili po raporton nga vendi i ngjarjes, bën të ditur se para objektit të komunës po qëndrojnë dhjetëra protestues, gjersa sot ka më pak forca të Policisë së Kosovës prezent.

Forcat e KFOR-it turk në Zubin Potok (Foto: Liridon Llozani, RTV Dukagjini)
Forcat e KFOR-it turk në Zubin Potok (Foto: Liridon Llozani, RTV Dukagjini)

Aktualisht, situata është e qetë.

Më herët të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të pakuptimtë mosreagimin e KFOR-it lidhur me kidnapimin e tre policëve nga forcat serbe.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurti ka thënë se “kjo mund edhe të jetë shkelje e Rezolutës 1244”, por kjo sipas tij do të duhej t’i adresohej komandantit të KFOR-it.

Megjithatë, ai theksoi se të gjitha faktet i posedon edhe KFOR-i.

“Të gjitha këto i ka edhe KFOR-i, ne me partnerët tanë i ndajmë informatat, por heshtja e tyre besoj që nuk i kontribuon as deeskalimit, as hetimit, as drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrfarë deklarate zyrtare”.

“Mund të jetë edhe shkelje e Rezolutës 1244, por është komandanti i përgjithshëm i KFOR-it i cili për çdo deklaratë e përmend këtë rezolutë, kjo pyetje duhet t’i bëhet atij, meqë ai në deklaratat e KFOR-it e ka shpeshtuar përmendjen e Rezolutës 1244, ndërkaq ne e konsiderojmë Kushtetutën e vendit dhe ligjin në fuqi si e drejtë dhe përgjegjësi e jona”, shtoi ai.

Kurti ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës ka zhvilluar bisedë me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeff Hovenier.

Ndryshe, të mërkurën janë kidnapuar tre policë të Kosovës nga forcat policore serbe.

Protestat në Kosovë kanë vazhduar që nga zgjedhja e kryetarëve të rinj të komunave në veri.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika