Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar për katër raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.
Numri i të infektuarve vjen nga 466 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 20 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 347.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 30 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 902 mijë e 554 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 822 mijë e 338.
Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 102 mijë e 11.
Janë një milion e 827 mijë e 83 doza të administruara në total.
Një ditë më parë, më 9 maj, në Kosovë janë raportuar vetëm dy raste të reja me Covid-19, dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën.