Pas sulmeve brutale nga protestues të maskuar ndaj gazetarëve të Kosovës në Leposaviq, ka reaguar Ambasada e Britanisë në Kosovë, duke e quajtur si të papranueshme dhe të pajustifikuar dhunën ndaj gazetarëve.
Ambasada u ka bërë thirrje udhëheqësve të protestës t’i ndalin sulmet ndaj gazetarëve që janë aty vetëm për të raportuar mbi zhvillimet e ngjarjeve.
“Dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe e pajustifikuar. Ne u bëjmë thirrje atyre që udhëheqin protestat të parandalojnë dhe dënojnë dhunën ndaj atyre që punojnë për të raportuar mbi ngjarjet”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në Leposaviq janë sulmuar me shok-bomba e me gurë gazetarët e Kosovës. Po ashtu, disa persona të maskuar i kanë ndjekur ata dhe duke i rrahur brutalisht.