Escobar: I sfidoj të gjithë të gjejnë ndonjë gjë që ne kemi bërë, që nuk ka shkuar në favor të Kosovës

Escobar hodhi poshtë pretendimet se Uashingtoni po ndihmon më shumë Serbinë sesa Kosovën, duke përmendur një mori kërkesash që ai thotë se ia kanë refuzuar Serbisë siç ishte kërkesa që të mos përkrahet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Tutje, ai ka theksuar se Kosova ishte përkrahur për zgjedhjet në veri

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se do të ketë masa ndëshkuese ndaj palëve që refuzojnë të bashkëpunojnë me palën ndërkombëtare për stabilitetin në rajon.

“Asnjë vend dhe asnjë udhëheqës nuk do të përcaktojë kursin e stabilitetit rajonal dhe evropian. Pra, ndaj atyre që refuzojnë partneritetin do të ketë pasoja”, ka thënë Escobar.

I pyetur për qëndrimet e SHBA-së ndaj Kosovës dhe nivelin e ashpërsisë së tyre ndaj saj, Escobar ka lënë përgjegjës Qeverinë e Kosovës për situatën e tanishme. Veprimet e saj, Escobar i cilësoi si “të njëanshme”.

“Ndërsa është shumë e vërtetë që një pjesë e çështjes është se Serbia nuk ka përparuar deri në atë pikë sa ne dëshirojmë në rrugën e saj drejt një marrëdhënie paqësore, normale me Kosovën, do të thoja se shumë nga ato që po ndodhin duke filluar nga nëntori kanë qenë për shkak të veprimeve të njëanshme të qeverisë së Kosovës, për të imponuar zgjidhje që nuk janë të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.

Escobar hodhi poshtë pretendimet se Uashingtoni po ndihmon më shumë Serbinë sesa Kosovën, duke përmendur një mori kërkesash që ai thotë ia kanë refuzuar Serbisë.

“Në asnjë rast gjatë 90 ditëve të fundit, dhe i sfidoj të gjithë që të gjejnë ndonjë gjë që ne kemi bërë që nuk ka shkuar në favor të Kosovës. Tani, e vetmja gjë që kishim, e kishim paralajmëruar Kosovën në lidhje me përdorimin e ndërtesave në veri. Përdorimi i godinave ishte një përshkallëzim i panevojshëm në një kohë kur emocionet ishin të larta”, tha ai, transmeton VOA.

Tutje, Escobar theksoi se Kosova ishte përkrahur për zgjedhjet në veri dhe se Serbisë nuk iu kishte pranuar kërkesa që të mos përkrahet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ata besojnë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin masa për ta zbutur situatën dhe të respektojnë planin prej tre pikash të paraqitur nga Bashkimi Evropian.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit.

Ndryshe, gjatë së premtes, grupet kriminale në veri kanë sulmuar gazetarët që po qëndronin pranë komunës së Leposaviqit.

Në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen gazetarët duke ikur, teksa pjesëtarët e KFOR-it i pengojnë që të largohen nga grupet kriminale serbe që po i sulmonin me gurë dhe shok-bomba.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika