Më 16 maj do të shkojnë propozimet për Presidentin e ri të Shqipërisë

Është caktuar data e zgjedhjes se presidenti të ri të Republikës së Shqipërisë, dhe po kërkohet që të jetë nga propozimi i opozitës

Kuvendi i Shqipërisë

Konferenca e kryetarëve e mbajtur në mesditën e sotme, kanë marrë vendim mbi datën e votimit të Presidentit të ri të Shqipërisë. Sipas këtij vendimi, raundi i parë i votimeve në Kuvend për presidentin e ri të Shqipërisë do të mbahet më 16 maj.

Zyrtarisht, më 10 maj kanë nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.

Konferenca e Kryetarëve ishte e përbërë nga përfaqësues të opozitës, dhe mazhoranca vendosi datën 15 maj, si afatin për dorëzimin e kandidaturave për President të Republikës.

Gjithashtu, mbledhja e parë e komisionit të ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave do të përfundojë më 16 maj, ora 10:00. Ndërsa raporti do të kalojë në seancën plenare të pasdites, e parashikuar për në orën 17:00.

Ky propozim kishte ardhur nga deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila kishte bërë edhe thirrje që palët të anashkalojnë retorikën politike.

Në anën tjetër, Grida Duma, deputete e Partisë Demokratike, i kërkoi shumicës që t’i jepet opozitës propozimi i parë për emrin e presidentit.

Ajo kishte thënë se opozita nuk do të bëhet fasadë e mazhorancës për zgjedhjen e presidentit.

“Nëse ju shpresoni që do të ulemi këtu dhe do të bëhemi noterë të procedurave tuaja, kjo është një gjë që nuk mund ta merrni. Ju mund ta zgjedhni presidentin në raundin e katërt, por fasadë nuk do të bëhemi”, ka thënë Duma.

Ndërsa, ajo ka kërkuar që 71 votat, të shkojnë për propozimin e opozitës, në mënyrë që ta marrë ajo përgjegjësinë që të përfaqësojë identitetin pa kriter, pasi sipas saj, me kritere nuk bëhet fasadë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika