Policia e Kosovës njofton se në Graçanicë pronari i një firme është kanosur nga ish-punëtori i tij.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.
“Graçanicë, 16.06.2023-16:30. Ankuesi mashkull serb-kosovar, pronar i një firme, ka njoftuar se ishte kanosur nga një ish punëtor i tij i dyshuari mashkull serb-kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.