Ishte raportuar se këngëtarja e cila së bashku me familjen përfaqësoi Shqipërinë në garën evropiane të këngës “Eurovision 2023”, Albina Kelmendi do të përfaqësonte Suedinë vitin që vjen në të njëjtin kompeticion.
E ftuar në “Fundjavë” në RTV Dukagjini, Kelmendi ka deklaruar se ajo ka pranuar ftesa nga artistë për të marrë pjesë në festivalin e këngës i cili zgjedhë përfaqësuesit për garën e Eurovision.
“Dihet që Suedia, atisitin të cilin e përzgjedh me përfaqësu Suedinë e zgjedh nga festivali i tyre që mbahet çdo vit. Unë kam marrë ftesa nga disa kompozitor të ndryshëm, nga disa artistë që kanë kërkuar bashkëpunim për me qenë pjesëmarrës bashkë në atë festival dhe unë jam në diskutime me ata, nëse mundemi të gjejmë një rrugë të përbashkët”, ka deklaruar Kelmendi.
Kelmendi ka deklaruar se zgjedhja si përfaqësues me familjen e saj të Shqipërisë në Eurovision 2023 në festivalin e këngës në Shqipëri, mbetet një ndër momentet më të bukura të saj.