Gazetari Pleurat Salihu ka rrëfyer detaje duke thënë se ai edhe kolegët e tij gazetarë më datën 16. qershor janë sulmuar me urdhër i ish-kryetarit të Leposaviqit dhe ish-deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiç, dhe me miratimin e KFOR-it hungarez.
Slihu ka kërkuar nga qeveria që t’i angazhojë një Njësi Speciale për të ofruar siguri gazetarëve, pas sulmit ndaj tij dhe 8 gazetarëve të tjerë nga grupe serbësh gjatë raportimit në Leposaviq.
“Kjo plagë u shkaktua nga serbët e kriminalizuar me urdhër të ish-kryetarit të Leposaviqit dhe ish-deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiç, me fjalë (udri na medie) shqip (mëshon në media) dhe miratimin e KFOR-it hungarez”, ka thënë ai.
“Ky është Sllavko Simiç, (me kapele të zezë) i cili iu dha urdhër grupeve kriminale serbe, dje kur u sulmuanë gazetarët e kameramanët në Leposaviq, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës. Kërkoj falje ndaj Dalibor Jevtiqit, që ia kam ngatërruar emrin, po ashtu edhe Policisë së Kosovës nëse i kam vënë në lajthitje. Pa dashje kam gabuar, ndoshta presioni e ka bë të vetën. Më falni qytetarë”, ka thënë Salihu.
Salihu e ka falënderuar Njësinë Speciale të Kosovës për shpëtimin e tij dhe kërkon nga qeveria të ofrojë siguri për gazetarët gjatë kohës së raportimit, edhe mos t’i lënë në dorën e KFOR-it.
“Po mos të ishte Njësia Speciale e Kosovës, ne sot, do të ishim të vdekur (faleminderit Zotit një dhe Njësisë Speciale) Qeveria e as ministri për mua nuk kanë faj, por kêrkoj nga kryeministri Albin Kurti të mos na lë ma në dorë të KFOR-it, por të na e sigurojë një grup të njësisë Speciale që të jemi të sigurtë gjatë raportimit, unë vetëm Policisë tonë ju besoj dhe nëse arrihet kjo nga kryeministri. Jam i gatshëm qysh nesër të shkojë”, ka përfunduar ai.