Diana Hoti, nga fshati Ratkoc i Rahovecit, ka rrëfyer historinë se si kanë nisur të dhurojnë gjak fshati Ratkoc.
Sipas saj se dhurimi i gjakut është diçka shumë e veçantë, sepse është diçka që ende nuk arritur që shkenca ta zëvendësojë dhe sipas Hotit, këtë veperë mund ta bëjë vetëm njeriu duke dhuruar për shpëtuar jetën njerëzve në nevojë për këtë produkt human.
“Të dhurosh gjak është diçka shumë e veçantë, këtë nuk mund ta bëjë asnjë fabrikë apo shpikje e fundit teknologjike, por e bën vet njeriu. Është një ndjenjë që ti i shpëton jetën dikujt, por e mira e kësaj është se nuk e di kujtë, që për këtë vepër humane shpërblimi është i madh. Uroj që të gjithë ne të dhurojmë gjake dhe shpresojë që asnjë herë të mos të na vijë puna me marr gjak”.
Pse keni nisur të dhuroni gjak edhe si ka lindur kjo ide?
“Është kon që kemi pasur një rast fatkeqësie që na ka ndodhur në familje, ku burri i tezes pëson një aksident rrugor. Nga ai aksident merr plagë shumë të mëdha ku humbet gjak shumë dhe grupi i gjakut i të ndjerit ishte nga grupet më të rralla që i kemi në Kosovë. Periudha kur ka ndodhur ky rast ishte në kohën kur njerëzit ishin shumë pak të informuar për dhurimin e gjakut dhe rëndësinë e gjakut. Gjakun që kemi siguruar ne si familje nuk ishte i mjaftueshëm. Vazhduam që të kërkojmë në çdo shtëpi të fshatit Ratkoc dhurues vullnetarë. Gatishmëria ishte, por nuk ja kishin idenë se çfarë grupi të gjakut kanë, sepse nuk ishin të informuar rreth dhurimit të gjakut dhe çfarë rëndësi ka të dhurosh gjak. Ashtu vazhduam të kërkojmë gjak deri sa e humbëm të ndjerin”, ka rrëfyer Hotit për RTV Dukagjini.
“Të dy prindërit e mi, veçse ishin dhurues të rregullt në fshatin Dejne, ishin diku në vitin e 4 që ata dhuronin gjak vullnetarisht. Por, me rastin që na ndodhi, nana i kërkon babit që të organizojmë edhe ne dhurimin e gjakut. Se pari ne si familjare, ku ishim në atë kohë mbi 20 persona, babi bie në kontakte asokohe me Drejtorin e transfuzionit të gjakut Dr. Mazllum Blegun, Shefin e marketingut Fadil Mahmutin si dhe organizatorin e fshatit Dejn Labinote Berisha, që ta fillojmë këtë nisem edhe në fshatin tonë. U pajtuam dhe lamë datën 5 shkurt, meqë fshati Dejne e ka datën 5 janar, vitin e parë e nisëm me familjare dhe shkoi shumë mirë”, ka thënë ajo.
Hoti e vazhdon rrëfimin e saj duke i kujtuar të gjithë përkrahësit e kësaj iniciativë humane të dhurimit të gjakut.
“Në vitin e dytë na bashkohet edhe arsimtari Bilall Hoti, ish mësuesi i parë i fshatit dhe na jep përkrahjen që ky aktivitet të mbahet në shkollën fillore në Ratkoc, që të ju jepet mundësia edhe banorëve tjerë të fshatit të marrin pjesë në këtë aktivitet kaq human. Aty për 4 vite e kemi mbajtur këtë aktivitet në hapësirat e shkollën fillore, deri sa kemi pasur mundësinë të kalonim tek Mjekësia Familjare që gjendet në qendër të fshatit tonë. Tash i gjithë fshati dhuron gjak, po aq sa dhurojnë meshkuj dhe femra pa dallime të moshës”.
“Kjo ditë në Ratkoc është një lloj festë aq e ngrohtë sa edhe nëse është minuse e ngroh vullneti i dhuruesve. Jemi të parët në nivel të Kosovës që japim gjak më shumti. Krejt në fund, kur përfundon aksioni, ne si familje ju shtrojmë një drekë falënderuese për gjithë stafin e transfuzionit dhe organizatorët në restorantin tonë familjar “Te Lindi”, përfunduar Hoti.