Shtohen rastet, numri i mbrojtësve të viktimave nuk lëviz që nga 2019-ta

Ndonëse numri i rasteve të dhunës në familje, sulmeve seksuale e dhunimeve është shtuar viteve të fundit, numri i mbrojtësve të viktimave nuk është shtuar që nga viti 2019. Pavarësisht kërkesave në tërë Kosovën janë 17 mbrojtës të viktimave e 7 menaxher të zyreve, që u shërbejnë viktimave të krimit. Nga zyra për mbrojtjen e ndihmë të viktimave thonë se  e kanë të pamundur arritjen e të gjitha rasteve, derisa nga KPK-ja fajësojnë ekzekutivin për mosndarje të buxhetit për këtë

Pallati i Drejtësisë

Përkundër që institucionet e Kosovës, e kishin paraparë shtimin e numrit të mbrojtësve të viktimave, për vitin e kaluar e këtë vit, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Në strategjinë kombëtare për parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, është parashikuar që stafi në zyrën e mbrojtjes dhe ndihmë të viktimave që është në kuadër të zyrës së kryeprokurorit të shtetit të i shtohen edhe mbi 10 punonjës.

Që kjo pikë e këtij dokumenti të zbatohet, po kërkojnë edhe nga ZMNV, të cilët tregojnë se viteve të fundit rastet e dhunës në familje, e të sulmeve seksuale janë shtuar dukshëm.

“Po kemi bërë kërkesa si zyre qendrore që gjatë këtij viti të kem plus 10 pozita për mbrojtësit e viktimave, për vitin 2024 parashihet që të kemi edhe 5 pozita tjera, por çdo herë ne bëjmë kërkesa të vazhdueshme sepse rastet e dhunës në familje, janë raste që po vazhdojnë të rriten edhe çdo ditë”, ka thënë Ibrahim Tërstena.

Tërstena tregon se janë vetëm 17 mbrojtës të viktimave në nivel të vendit, dhe se është e pamundur mbulimi i të gjitha rasteve.

“Me këtë numër që posedojmë tash si njësi është e pamundur që të mbrrim të gjitha rastet e dhunës në familje, këtu nuk është vetëm rastet e dhunës në familje, që përfaqësohen nga ne por kemi edhe rastet e grabitjeve, vrasjeve, sulmeve seksuale dhunimeve, keqtrajtimeve dmth të gjitha veprat penale që hynë në kapitullin 20 të Kodit të procedurës penale”, ka shtuar Tërstena.

Kërkesa tek institucionet përgjegjëse, kishte drejtuar edhe ish ushtruesi i detyrës së kësaj, Burhan Maxhuni, i cili edhe drejton zyrën për mbrojtjen e viktimave në Mitrovicë.

“Ne kemi bërë shkresa të vazhdueshme duke filluar nga Janari deri më 27.04 2023 ku kemi kërkuar që të bëhet rritja dhe pranimi i mbrojtësve të ri, mirëpo nuk ka pasur, nga KPK-ja thonë se është zvogëluar buxheti nga qeveria.. personalisht kam biseduar me Ministren Haxhiu por ende është gjendja kësi lloji”, ka thënë Maxhuni.

Mirëpo rritjen e numrit të këtyre punonjësve po e shohin si të domosdoshme ata që merren çdo ditë me sistemin e drejtësisë.

“Për shkak se është dera e parë ku viktimës i ofrohet mbrojtje, coftë në aspektin e këshillimit në polici dhe institucione tjera, por edhe kur rastit i kërkohet urdhër mbrojtje, coftë emergjente apo në procedurë të mëtutjeshme, kërkesa e tillë parashtrohet nga ana e mbrojtësve të viktimave… Roli i mbrojtësve të viktimave është shumë i madh dhe si i tillë duhet të trajtohet nga institucionet, si nga aspekti human dhe kualiteti i personave”, ka thënë avokati, Yll Zekaj.

Nga Këshilli Prokurorial i Kosovës në një përgjigje për televizionin kanë thënë se numri i mbrojtëse të viktimave nga viti 2019, nuk është shtuar ende dhe se pavarësisht kërkesave që kanë drejtuar, nuk hasur në mirëkuptim.

“Sa i përket rritjes së kapaciteteve të mbrojtësve të viktimave, jeni të dhënat aktuale lidhur me numrin e tyre nga vitit 2019-2023:

–          Viti 2019 – 24 mbrojtës te viktimave;

–          Viti 2020 – 24 mbrojtës te viktimave;

–          Viti 2021 – 23 mbrojtës te viktimave;

–          Viti 2022 – 23 mbrojtës te viktimave;

–          Viti 2023 – 23 mbrojtës te viktimave.

Gjithashtu, ju njoftojmë se pavarësisht kërkesave të KPK-së për rritjen e numrit të pozitave për mbrojtës të viktimave, për shkak të limiteve buxhetore nuk kemi gjetur akoma mbështetje të institucionet përgjegjëse për plotësimin e nevojshëm të këtyre kapaciteteve për të cilat angazhohemi që të jenë në dispozicion.“

Në lidhje me këtë çështje, tash e disa ditë nuk janë përgjigjur nga ministria e Drejtësisë, derisa nga të dhënat e policisë së Kosovës, në tri vitet e fundit shihet rritje e numrit të rasteve të dhunës në familje, dhunimit e sulmeve seksuale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika