Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Schwarz, ka kërkuar nga presidenti serb, Aleksandër Vucic, që t’i lirojë tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.
Pasi sipas deputeti gjerman, kjo do të de-përshkallëzonte situatën.
“Situata e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese. Njësitë e KFOR-it janë dislokuar këtu, duke përfshirë Bundeswehr-in tonë! Presidenti Vuçiq duhet të organizojë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar Schwarz në Twitter.
Gjithashtu, edhe Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) më herët gjatë së shtunës i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë që “t’i lirojnë pa kushte tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor”.
Në një njoftim të DASh-it, theksohet se arrestimi dhe ndalimi i tyre nën akuza të pa baza ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar.
“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pakushte të lirojnë tre policët e Kosovës, të ndaluar më 14 qershor. Arrestimi i tyre dhe vazhdimi i mbajtjes nën akuza të pabaza ka përkeqësuar situatën edhe ashtu të tensionuar. ”, thuhet në njoftim.