Një makinë që dyshohet se ishte me targa të Kosovës është përmbysur në lumin Lepenc.
Makina ishte përmbysur pasditen e djeshme në lumin Lepenc, në pjesën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë. Alsat M raporton se dyshimet e para janë që makina të ketë targa të Kosovës.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Begjet Pacolli, thotë se tre personat që ranë në lumin Lepenc janë shqiptarë dhe kanë vdekur, i njëjti ka publikuar emrat e tyre.
Pacolli përmes një postimi thotë se ishin familje.
“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humbën jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, shkruan Pacolli.