Deklarata e SHBA-ve për kidnapimin e tre policëve, deputetja britanike: Ndëshkimi i shpejtë vetëm për Kosovën është një hipokrizi

Deputetja e parlamentit të Britanisë së Kosovës, Alicia Kearns ka reaguar pas deklaratës së Departamentit amerikan të Shtetit rreth kidnapimit të tre zyrtarëve policorë shqiptar nga forcat serbe

Deputetja britanike, Alicia Kearns

Të shtunën e 17 qershorit, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka dalë me një deklaratë të re lidhur me situatën në veri të Kosovës pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe deputetja e parlamentit të Britanisë së Kosovës, Alicia Kearns.

Ndëshkimin vetëm për Kosovën, Kearns e ka cilësuar si hipokrizi.

“E mirëpres konfirmimin e SHBA-ve për ndalimin e paligjshëm të tre policëve kosovarë për ‘akuza të rreme’. Ndryshe nga vendimi i Kurtit për kryetarët e komunave, ky është një akt i kundërligjshëm. Por, ndëshkim i shpejtë vetëm për Kosovën? Si çelësi i depërshkallëzimit, sanksionet mund të mos ndihmojnë, kjo është një hipokrizi”, ka shkruar Kearns.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë që  “t’i lirojnë pa kushte tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor”.

Në një njoftim të DASh-it, theksohet se arrestimi dhe ndalimi i tyre nën akuza të pabaza ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pakushte të lirojnë tre policët e Kosovës, të ndaluar më 14 qershor. Arrestimi i tyre dhe vazhdimi i mbajtjes nën akuza të pabaza ka përkeqësuar situatën edhe ashtu të tensionuar.”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika