Vazhdojnë kërkimet për tre personat në lumin Lepenc, FSK-ja në vendin e ngjarjes

Vazhdojnë kërkimet e tre personave në lumin Lepec, FSK-ja në vendin e ngjarjes (Ilustrim)

Ka rinisur në orët e hershme të ditës së sotme aksioni për kërkimin e tre peronave që dyshohet se janë nga Kosova, të cilët pasditen e të shtunës ranë me automjetin e tyre në rrjedhën e lumit Lepenc.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkup – Bllacë, derisa po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Prishtinës.

Siç shkruan “Klan Macedonia” në ndihmë të ekipit të njësisë speciale “Tigrat” në Maqedoni, mëngjesin e sotëm kanë ardhur edhe ekipet e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Vazhdojnë kërkimet e tre personave në lumin Lepec, FSK-ja në vendin e ngjarjes (Foto: Klan Macedonia)

Ndërkaq, në lidhje me këtë ngjarje, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se tre personat që ranë në lumin Lepenc janë shqiptarë dhe kanë vdekur, i njëjti ka publikuar emrat e tyre.

“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humbën jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, ka shkruar Pacolli.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika