Një shtetas nga Shqipëria është sulmuar nga 5-6 të panjohur me gurë në Zveçan.
Policia njofton se rasti është në procedurë hetimore.
“Rudar, Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, ka raportuar se derisa ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë, me ç’ rast i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia.