Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njiofton se si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, në kanalin e Ibër Lepncit ka ngritje të turbullirës së ujit dhe se Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtojë ujin për pije.
Si pasojë e kësaj, në disa vende do të ketë reduktime të ujit të pijshëm duke filluar nga Fushë-Kosova që nga 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00, pastaj nga 23:00 deri në 04:30.
“Po ashtu edhe Drenasi është me mungesë të furnizimit me ujë. Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës”, njofton KRU “Prishtina”.
Tutje, në njoftim thuhet se Kodra dhe Mirdita do të jenë në reduktim gjatë 00:00-05:00.
Gjatë natës së sotme, me reduktim do të jetë edhe Prishtina, përveç objekteve të rëndësisë së veçantë si QKUK, Policia e Kosovës dhe objektet Qeveritare.