Rusia paralajmëron marrëveshje tregtare me Iranin

Marrëveshja rajonale me Iranin do të zëvendësonte dhe zgjeronte një marrëveshje të përkohshme që veçse ofron uljen e tatimeve doganore për qindra kategori mallrash

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Një marrëveshje për krijimin e një zone të lirë tregtare midis Iranit, Rusisë dhe disa shteteve të tjera në rajonin e Euroazisë, mund të arrihet në fund të këtij viti.

Zëvendëskryeministri rus, Alexei Overchuk, i ka thënë agjencisë së lajmeve ruse TASS, se bisedimet midis Bashkimit Ekonomik të Euroazisë – ku bëjnë pjesë Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Rusia – dhe Irani janë në fazën finale.

“Ne po lëvizim përpara. Ne shpresojmë shumë që një marrëveshje e tillë do të mund të nënshkruhet deri në fund të këtij viti”, ka thënë Overchuk.

Si ky rajon, ashtu edhe Irani, janë bërë më të rëndësishme për Kremlinin, pasi sanksionet perëndimore për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i kanë kufizuar Moskës rrugët e tregtisë së jashtme dhe e kanë detyruar atë që të kërkojë tregje jashtë Evropës.

Megjithatë, pavarësisht thellimit të raporteve mes Moskës dhe Teheranit që nga nisja e pushtimit dhe nisjes së blerjes së dronëve të prodhimit iranianë për të sulmuar Ukrainën, tregtia mes dy shteteve është rritur pak.

Sipas të dhënave qeveritare, qarkullimi i mallrave ruso-iraniane është rritur për 20 për qind më 2022. Kjo shifër paraqet dy të tretën e nivelit të rritjes së tregtisë mes Rusisë dhe Kinës, që është një tjetër partnere kyçe, me të cilën, Moska në dy vjetët e fundit ka zgjeruar aleancën politike dhe ekonomike.

Marrëveshja rajonale me Iranin do të zëvendësonte dhe zgjeronte një marrëveshje të përkohshme që veçse ofron uljen e tatimeve doganore për qindra kategori mallrash.

Në nëntor të vitit 2022, Rusia nisi shkëmbimin e produkteve të naftës me Iranin dhe në mars Teherani tha se mbështetet në “vëllime të mëdha” të shkëmbimeve të naftës dhe gazit me Moskën.

Overchuk po ashtu ka thënë se negociatat në mesin e shteteve të Bashkimit Ekonomik të Euroazisë për krijimin e një tregu të përbashkët të gazit po vazhdojnë.

Kujtojmë se, në fillim të qershorit, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar qeverinë iraniane se ka ndihmuar Rusinë për të ndërtuar një fabrikë të prodhimit të dronëve pranë Moskës, në një përshkallëzim të bashkëpunimit të tyre në mbrojtje.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, citoi gjetjet e inteligjencës amerikane që tregonin se Irani kishte ofruar mbështetje materiale për centralin, i cili mund të jetë funksional në fillim të vitit të ardhshëm.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu dyfishuan pretendimet se Irani ka dërguar qindra dronë – ose mjete ajrore pa pilot (UAV) – në Rusi për përdorim në Ukrainë, ku një pushtim në shkallë të plotë filloi në 2022.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika